Sot, Gramoz Ruçi ndërpret për të dytën herë radhazi seancën parlamentare duke e shtyrë atë për në orën pesë pasdite. Ndryshe nga viti i kaluar ku në Kuvend diskutoheshin programe të ndryshme qeveritare, duket se këtë vit deputetët e parlamentit nuk po arrijnë të diskutojnë rreth asgjëje. Kreu i parlamentit po zbaton rregulla të rrepta për mbarëvajtjen e diskutimeve në parlament.
Brenda tetë ditëve nga Kuvendi janë përjashtuar dy deputetë të Partisë Demokratike nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Pak minuta më parë Ruçi ka përjashtuar deputetin demokrat Flamur Nokën pasi ky i fundit ka bllokuar foltoren. E gjitha kjo situatë vjen pasi kreu i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha.
E njëjta gjë ndodhi edhe një javë më parë kur nga Kuvendi u përjashtuar kreu i Partisë Demokratike Basha.Për shkak se qëndroi disa minuta më shumë në foltoren e Kuvendit, Lulzim Basha është përjashtuar nga seancat parlamentare. Ruçi kur pa se Basha nuk kishte ndërmend të lëvizte e përjashtoi atë nga seanca.
Pushimet e seancave plenare çojnë në mos diskutimet rreth problemeve që vendi ynë i ka me përparësi ti japi zgjidhje.Ç`po ndodh me Kuvendin, kur do të nisin diskutimet e rëndësishme për vendin.
(B.N/Shuplaka)