11:56 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ç’po ndodh? Ministri italian: ‘Tap’ projekt i padobishëm, do e rishikojmë

20:19 | 08/06/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’po ndodh? Ministri italian: ‘Tap’ projekt i padobishëm, do e rishikojmë

“Tap është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë”-ka deklaruar së fundmi Sergio Costa, Ministri i  ri i ambientit, i cili sapo ka marrë detyrën e re. Sergio Costa vjen nga radhët e 5 yjeve. Kështu qeveria e re italiane, e lindur nga bashkëpunimi mes dy partive populiste, “Liga e Veriut”-“Lëvizja 5 Yjet”, duket se nuk do që të humbasë kohë.

Paçka se, projekti i gazsjellësit në Itali do të jetë vetëm 8 kilometra i gjatë, polemikat kanë qenë të shumta gjatë këtyre dy viteve. Çështja ka shkuar deri në gjykatë, ndërkohë që kjo e fundit ka vendosur në favor të konsorciumit. Kritikët kanë kundërshtuar projektin për arsye ambientale. Por, gjithsesi, ministri i ri i ambientit në Itali e justifikoi vendimin për të rishikuar projektin me faktin se, Italia ka prodhim dhe import të mjaftueshëm të gazit, dhe për këtë arsye nuk i duhet një gazsjellës tjetër.

ishikimi i “Tap” është përfshirë edhe në programin qeverisës mes dy partive, tha ministri. “TAP” shihet si një projekt strategjik nga Bashkimi Europian por edhe nga Shtetet e Bashkuara, pasi pritet që të ulë varësinë e Europës nag gazi rus. Vendimi i qeverisë së re italiane pritet të shkaktojë reagime të shumta nga Brukseli, ndërkohë që mund të interpretohet edhe si një lëvizje në favor të Moskës zyrtare nga Roma.

Edhe në rast se qeveria e re italiane do të marrë vendimin drastik për të anuluar “Tap”, Shqipëria nuk do të dëmtohet, përkundrazi. Përjashtimi i Italisë do t`i linte të gjithë peshën Shqipërisë dhe gazsjellësi adriatik-jonian do të merrte një rëndësi strategjike./Skan

Etiketa: italiaTAP' MINISTRI
Pas

Bora Kokëdhima tregon për punën e parë: Kam punuar 14 vjeçe, dhashë dorëheqjen që ditën e parë

Para

Ilir Shaqiri e quajti palmë, Aulona flet për sherrin mes Gracianos dhe kryetarit të jurisë

Para
Ilir Shaqiri e quajti palmë, Aulona flet për sherrin mes Gracianos dhe kryetarit të jurisë

Ilir Shaqiri e quajti palmë, Aulona flet për sherrin mes Gracianos dhe kryetarit të jurisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

“Treni bullgar” në Pekisht, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë siguron të drejtat për rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë

‘Debat’ te Ligjet/ Dogjani: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.