Vetëm pak minuta më parë Kasemiro ktheu rezultatin e ndeshjes në favor të Real Madridit. Deri në minutën e 60’të, ndeshja finale e “Champions League” ishte barazim me rezultatin 1:1, mirëpo në minutën e 61, ka qenë Kasemiro ai që e ka kthyer sërish situatën.
Por nuk mbaroi me kaq. I tmerrshmi Christiano Ronaldo, në minutën e 64’ i ngreu peshë tifozët e Realit, duke shënuar golin e tretë për skuadrën. Ai e nisi mbarë përballjen me Juventusin duke shënuar golin e parë vetëm në minutën e 20.
Mirëpo Mandzukic ia preu gëzimin vetëm 7 minuta më pas, kur shënoi golin e barazimit, një perlë e vërtetë që shkaktoi mjaft gëzim e brohorima të tifozëve në stadium. Por siç duket, Reali nuk mposhtet aq shpejt dhe Ronaldo e Kasemiro e vërtetuan këtë sonte. (D.D/Shuplaka)