Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme që prej orës 10:00 po zhvillon një mbledhje ku po diskutohet shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë.
“Do të diskutohet shqyrtimi i projekt vendimeve, për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017.”, njofton KQZ.
Sjellim në vëmendje që zgjedhjet për kreun e bashkisë në Kavajë u zhvilluan në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare në vend. Nga këto zgjedhje sipas rezultateve doli fitimtar Isa Sakja, kandidat i PD-së. Pritet edhe shpallja e vendimit nga ana e KQZ-së. (J.V/Shuplaka)