Ka pasur një sërë lëvizjesh në rradhët e Policisë së shtetit në rrethe, dhe në komisariatet e Tiranës.
Kështu Artur Heba, me urdhërin e sotëm të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, emërohet shef Komisariati në Krujë.
Ndërsa Edvin Ndreu emërohet nëndre’jtor policie në Durrës. Nga ana tjetër një sërë lëvizjesh ka pasur dhe në Tiranë.
– Kryekomisar Pal Marku, me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Depratamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6.
– Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.
– Nënkomisar Neritan Boçi, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
(E.K/FAXWEB.AL)