Ndërsa në seancën e radhës në Parlamentin Shqiptar, po diskutohet ngjarja e rëndë e vjedhjes së 10 milionë eurove brenda pistës së Aeroportit “Nënë Tereza”, Ralf Gjoni kërkoi interpelancë me ministrin e Brendshëm, madje dhe dorëheqjen e tij.
Ministri Lleshaj u shpreh se nga kjo ngjarje siguria e vendit nuk ka rënë veçse është cënuar dhe i është përgjigjur kërkesës së deputeit Gjoni se: “Dorëheqjen do e jap kur të dua unë” (lexo ketu)
Mirëpo ai që ka nxjerrë të dhëna mbi operacionin policor për kapjen e grabitësve të 10 milionë eurove ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili u shpreh se veç grabitësit që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, forcat FNSH kanë lënë të plagosur edhe një tjetër nga grabitësit që mundën të arratiseshin.
“Më pëlqen grinta e deputetëve të rinj të opozitës dhe shpresoj kjo të jetë opozita funksionale. Do ju sugjeroja që ta bënit me 7 deputetë që të jetë një interpelancë urgjente. Dua të përgëzoj policinë sepse ka arritur të asgjesojë një prej kriminelëve dhe të plagosë një prej tyre“, tha Balla.
Discussion about this post