Katalonia duket se nuk do të qeveriset më drejtpërdrejt nga Madridi pasi sot zgjodhi sot kreun e Qeverisë.
“Ceremonia shënon fundin e një periudhe të sundimit të drejtpërdrejtë në Katalonia nga qeveria qendrore e Spanjës”, raporton BBC.
Qeverinë do ta udhëheqë Quim Torra, një aleat i ngushtë i ish-presidentit të shkarkuar, Carles Puigdemont, i cili është në megrim.
Ky veprim i Katalonisë vjen pas afro shtatë muaj pasi ky rajon shpalli autonominë ë njëanshme prej Spanjës.
Autonomia u pezullua pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonisë në tetor të vitit të kaluar, e cila u shpall e paligjshme në gjykata spanjolle, ndërsa kryeministri spanjoll kërcënoi Carles Puigdemont me arrestim. Mbetet për tu parë se cili do të jetë hapi i Madridit.
Torra tha në ceremoninë e betimit se qeveria e tij ishte e vendosur të përparonte drejt një shteti të pavarur katalanas në formën e një republike.
Ky veprim vjen një ditë pasi kryeministri konservator Mariano Rajoy u shkarkua nga parlamenti i Spanjës.
Torra i bëri thirrje kryeministrit të ri të Spanjës Pedro Sánchez të mbajë bisedime për të gjetur një rrugë të përbashkët përpara për ndarjet kushtetuese. (B.H/Faxweb)