Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Pashkëve në kishën ortodokse në qendër, pranë rrugës së Kavajës, dhjetëra qytetarë rendën me qirinj nëpër duar, duke dhënë kështu shfaqje në rrugët e kryeqytetit.
Besimtarët ortodoksë, pas orës 00:00 të mesnatës së sotme, rrugën e kthimit për në shtëpi e morën në këmbë me qirinjtë e ndezur në duar, duke dërguar në banesat e tyre “Flakën e Shenjtë”.
Festa e Pashkëve është shumë e rëndësishme si për besimtarët ortodoksë, ashtu edhe për ata katolikë, pasi simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.
Pas ceremonive fetare në Kishë, festa zhvendoset në familje, ku dreka e së dielës është përmbyllja e “Javës së Madhe”.
Me këto foto të mbrëmjes së sotme, edhe redaksia e “Shuplaka-s” u uron gjithë besimtarëve: Gëzuar Pashkët! (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1600″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]