04:51 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ç’po ndodh sot në Shkodër, nga izolimi i Thethit te mungesa e energjisë (SITUATA)

12:05 | 03/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izolohet Thethi, dëbora bllokon rrugët. Banorët prej disa ditësh pa drita

Gjatë natës dhe ne vijim të ditës së sotme në të gjithë territorin e Qarkut ka pasur reshje dëbore në zonat malore, ku si pasojë është bllokuar segmente rrugore Qafë-Thore, rreth 50cm dëbore, Selcë – Vermosh, rreth 50 cm dëbore, Shosh – Shale mbi 30cm dëborë, Qafa Shllak-Qafë Mali, mbi 40cm dëbore ndersa në zonat fushore ka patur reshje shiu të rëna në mënyre periodike të cilat vazhdojnë.

Nga koorporata e Enegjisë Elektrike raportohet kjo situatë në orën 07.00. V.DEJES: Kuota 7506, prurje 235 MË |3 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 350 m3/s Nga Salla e Komandimit e Policisë Vendore

Shkodër raportohet për probleme si më poshtë: Bashkia Shkoder ;

Aksi rrugor Shkoder –Thethë, i bllokuar pasi ne Qafë Thore, ka mbi 40 cm debore, ka rrëshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë. Aksi rrugor Shkoder – Breg Lumi , në vendin e quajtur Mali Shoshit ka 30 cm debore, i kalueshëm me veshtirësi me zinxhir vetëm për mjetet e larta.

Rruga Thethë – Breg Lumi, e bllokuar sepse ka rrëshqitje gurë e dherash dhe dalje të përrejve në rrugë. Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njesive Shosh , Shale, Theth dhe Pult, sepse ka keputje të linjave nga era.

Në NJA Velipoje dy Hidrovoret e Vilunit dhe i Çasit jane ne gjendje pune, nuk ka probleme me permbytjet. Bashkia Koplik (Malsia Madhe) Aksi rrugor Gropa e Selces-Vermosh i kalushem me zinxhirë ka rreth 20cm borë. Aksi rrugor Tamar –Vukel i kalushem.

Aksi Bog-Theth i pa kalushem në vendin e quajtur Qafë Thores. Nuk ka probleme me energjine elektrike. Bashkia Vau Dejes ; Rruga Muri Turkut – Cukal, e bllokuar, ka mbi 30 cm debore. Akset tjera janë të kalueshme pa probleme. Nuk ka energji elektrike në fshatin Shllak. Bashkia Pukë – Fushë Arrës ; Akset rrugore Puke- Fushe-Arrez, nuk ka problem Qafe-Mali – Qafa Shllak ka 10-15 cm bore e kalueshme me zinxhirë, po punohet me bore pastruese, Segmenti Dardhe-Miliska e deri ne Fierze tek qendra e NJA, akset rrugore deri tani nuk kane asnje problem. Në të dy Bashkite Puke dhe Fush Arrez nuk mungon uji i pijshem dhe energjia elektrike.

Nga Drejtoria e Bujqesisë, raportohet rreth 20 Ha tokë bujqësore inproduktive izoluar nga uji Raportimi i DRSH, Problematikat në linjat TM 20 kV, 10 kV, 6 kV. Në tabelën e mëposhtme po paraqesim fidrat TM të stakuar me avari si dhe numrin e abonentëve të mbetur pa energji . Drejtoritë Rajonale Fiderat e stakuar Urban pa energji Rural pa energji Totali I Abonentë pa energji Shkodër 4 9 17 26 Total 4 9 17 26 Nr total i konsumatorëve të mbetur pa energji eshte 26,kryesisht ne zonat rurale. Rajoni i Shkodrës ka 4 fidera jashte pune , zonat pa energji: Koman (pjeserisht) si dhe F-8 SH-2(3 abonente) ndersa ne F-17 ,SH-2 eshte me defekt vetem nje kabine me 5 abonente si dhe nje abonent privat ne F-Shengjin Kabllor. Aktualisht punonjesit e DRSH ndodhen ne terren ne gadishmeri te plote per eleminimin e difekteve ne kohe sa me te shpejte. Ndërkohë Institucioni i Prefektit i ka kërkuar Bashkive angazhimin e tyre për të ndërhyrë në segmentet e bllokuara nga dëbora, njëkohesisht deri ditën e Martë të bëjnë vlersimet e duhura të dëmeve në territoret e përgjegjsive si dhe të dërgojnë këkresat zyrtarë për ndërhyrje.

 

Etiketa: fshatraizolim
Pas

Pas Vlorës dhe Fierit, Rama mbërrin në Berat me thatësirë (FOTO)

Para

”Dëmshpërblim për të përmbyturit”, e mbani mend premtimin e Elona Gjebresë për banorët e Shkozës?!

Para
Çështja Habilaj/ Ka dëshmuar apo jo në Prokurori Elona Gjebrea? Si iu hakërrye gazetares (VIDEO)

''Dëmshpërblim për të përmbyturit", e mbani mend premtimin e Elona Gjebresë për banorët e Shkozës?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.