Recep Tayyip Erdogan, i cilësuar si një ndër dhjetë liderët ekzekutivë më të fuqishëm të botës, arriti të fitonte me një rezultat të ngushtë nismën që u mor pas grushtit të shtetit në Korrik të 2016-ës.
Por ndryshimet kushtetuese që sigurojnë një pushtet absolute për Erdogan, nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë. Duhet që ai të shpallet fitues i zgjedhjeve të përcaktuar në Nëntor të 2019-ës dhe nëse fiton do të ketë të drejtën për të qëndruar 5 vjet në pushtet, deri në 2024-ën dhe për të kandiduar për të udhëhequr Turqinë deri në vitin 2029.
Pas ndryshimeve kushtetuese pritet një Turqi e re, ku kryeministri nuk do të ekzistojë më, parlamenti do të humbasë fuqinë për të ngritur hetime, ndërsa Presidentit nuk do i duhet të marrë një rol neutraliteti kundrejt politikës, por mund të jetë në krye të një partie ashtu siç po ndodh praktikisht.
Zgjedhjet do të mbahen një herë në pesë vjet, nga një herë në 4 vjet që mbaheshin, ndërsa sa u përket Të Drejtave të Njeriut, nuk do të jetë e mundur të nxirren dekrete mbi ligjet ndërkombëtare, apo tema që modifikojnë një ligj ekzistues.