Taulant Balla ka komentuar sot protestën e opozitës duke thënë se i bëjnë përshtypje disa gjëra.
“C’punë ka djali i gjyqtarit Agim Bendo që proteston me opozitën në cadër? Ai është një avokat që po proteston që babai i tij të mos kalojë përmes procesit të Vettingut” tha Taulant Balla.
“Ata nuk e duan Vettingun. Janë bërë bashkë me një pjesë gjyqtarësh dhe prokurorësh të korruptuar. Pyetja është kush i bën bashkë? Pa u bërë Vetting nuk mund të ecë përpara reforma në drejtësi.
Ti lënë kuizet shakatore. Të pyesin qytetarët: A jeni për reformën në drejtësi? Kjo është partia që e telendisi Luli dhe Saliu që mundohet ta mbajë, duhet që të qartësojë pozicionimin me njerëzit e vetë. Kjo është bërë mish me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Që Vettingu do të bëhet kjo nuk ka asnjë dyshim, PD po merr një faturë të rëndë duke u bërë mish me ca prokurorë të lidhur me krimin”, tha Balla ndër të tjera.
Ndërkohë i pyetur për zgjedhjet dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike, Balla tha se kjo nuk mund të realizohet përderisa janë 90 deputetë të cilët duhet të qeverisin edhe 4 muaj, madje sipas tij edhe 4 vite të tjera.
Ai po ashtu u shpreh se ka shumë respekt për antarët e thjeshtë të PD. Ata e mbështesin vettingun dhe reformën në drejtësi tha ai. (M.D/ Shuplaka)