21:04 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

CRCA akuzon Policinë për përplasjen te ‘Petro Nini’: Ishte dhunë institucionale ndaj fëmijëve

19:40 | 11/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Kazani i përzien kot gjërat!”, Rama reagon për terrorin që përjetuan familjet: S’kemi fuqi…

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), ka reaguar lidhur me ngjarjen e ditës së sotme në afërsi të shkollës “petri Nini” në Tiranë ku punonjësit e përmbarimit tentuan të hynin me forcë në një godinë ku jetojnë 4 familje, për të ekzekutuar vendimin për prishjën e saj pas ii ka dalë pronari i tokës.

CRCA ndëshkon sjelljen e Policisë së Shtetit që sipas saj kanë lejuar që përmbaruesit të zhvillojnë këtë shfaqje “të shëmtuar të dhunës institucionale, pavarësisht se pas derës qëndronin familjarë, përfshi edhe fëmijët e tyre të vegjël”.

“Në mënyrë të pakuptimtë punonjësit e policisë së shtetit janë parë të ndalojnë qytetarët e thjeshtë, përfshi edhe fëmijë, që t’i dalin në mbrojtje familjeve në fjalë, por ata në asnjë moment nuk janë parë të ndalojnë veprimet e dhunshme të zyrtarëve të përmbarimit. Ky trajtim i pabarabartë i të dy palëve, e ka vendosur policinë e shtetit në një pozitë ku ajo neglizhon dhunën shtetërore të ushtruar nga punonjësit e përmbarimit, kur ajo qartazi rrezikonte ndër të tjera jetën e fëmijëve”, shkruhet në deklaratën e CRCA-së.

Sipas kësaj shoqate, sjellja e përmbaruesve gjyqësorë është zhvilluar në kundërshtim të hapur me frymën dhe kërkesat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Ligjit për të Drejtat e Fëmijë, duke argumentuar se ajo jo vetëm është zhvilluar në kushtet e dhunës emocionale, por për më tepër ajo ka marr formën e torturës, duke i trajtuar fëmijët në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore.

Deklarata e plotë e CRCA:

SHTETI SHQIPTAR TË MBROJË FËMIJËT NGA DHUNA INSTITUCIONALE!

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), me anë të kësaj deklarate publike, kërkon të shprehë indinjatën e saj të thellë mbi trajtimin e papërshtatshëm dhe përballjen e fëmijëve me dhunë institucionale, të ushtruar nga punonjësit e përmbarimi tshtetëror në Tiranë.

Sot në mëngjes, përmbarimi gjyqësor, i shoqëruar nga një numër i lartë i forcave të policisë së shtetit, kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të dhunshme në një ndërtesë dy-katëshe të ndodhur në kryqëzimin e Rrugës “Sami Frashëri” me Rrugën “Marko Boçari”. Sipas raporteve të mediave, ndërtesa dy-katëshe është një shtesë e ndërtuar në mënyrë jo të rregullt dhe se toka ku ajo është ndërtuar, i takon dikujt tjetër.

Familjet, që jetojnë në këtë ndërtesë, kanë refuzuar zbatimin e vendimit të gjykatës, që kërkon lirimin e këtij mjedisi, ku ata ende jetojnë, dhe nuk kanë lejuar hyrjen e përmbarimit në mjediset e brendshme të shtëpive të tyre. Mediat televizive e treguan live përballjen, ku nga njëra anë e derës së jashtme punonjësit e përmbarimit godisnin me kazma dhe me mjete të rënda metalike, duke tentuar të hynin me force Brenda në oborr, ndërsa nga krahu tjetër, familjarët së bashku me fëmijët e tyre, u panë të qëndronin mbështetur mbrapa derës, për të mos lejuar shembjen e saj.

Punonjësit përmbarimorë, për mbi 20 minuta kanë tentuar ta hapin derën me forcë. Ata janë lejuar nga policia që ta zhvillojnë të gjithë këtë  shfaqje të shëmtuar të dhunës institucionale, pavarësisht se pas derës qëndronin familjarë, përfshi edhe fëmijët e tyre të vegjël. Në mënyrë të pakuptimtë punonjësit e policisë së shtetit janë parë të ndalojnë qytetarët e thjeshtë, përfshi edhe fëmijë, që t’i dalin në mbrojtje familjeve në fjalë, por ata në asnjë moment nuk janë parë të ndalojnë veprimet e dhunshme të zyrtarëve të përmbarimit. Ky trajtim i pabarabartë i të dy palëve, e ka vendosur policinë e shtetit në një pozitë ku ajo neglizhon dhunën shtetërore të ushtruar nga punonjësit e përmbarimit, kur ajo qartazi rrezikonte ndër të tjera jetën e fëmijëve.

Shqipëria që prejvitit 1992 është shtet pa lënë Konventën për të Drejtat e Fëmijës së OKB-së. Në këtë kuadër shteti shqiptar dhe të gjithë institucionet e tij janë të detyruar që të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës (Neni 19), ndërkohë që Neni 37 i saj thotë: “Asnjë fëmijë nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, apo trajtimeve os edënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.” Po ashtu shteti shqiptar ka detyrime për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, sipas parashikimeve të Ligjit për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (2017).

Në mendimin tone sjellja e përmbaruesve gjyqësorë është zhvilluar në kundërshtim të hapur me frymën dhe kërkesat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe të Ligjit për të Drejtat e Fëmijës, pasi ajo jo vetëm është zhvilluar në kushtet e dhunës emocionale, por për më tepër ajo ka marr formën e torturës, duke i trajtuar fëmijët në mënyrë poshtëruese dhe çnjerëzore!

Shfaqja e shëmtuar ku 4-5 burra dhe djem të rinj, godasin me forcë derën e shtepisë, me shkelma, grushta dhe mjete të tjera metalike, është jo vetëm dhunë institucionale ndaj fëmijëve që banojnë në atë shtepi, që ata kanë besuar se është e tyrja gjatë gjithë jetës së tyre fëmijnore, por ajo është edhe një shfaqje e dhunës ndaj nesh si individë dhe shoqëri. Në bindjen tone Policia e Shtetit i kishte dhe ende i ka të gjitha mjetet e komunikimit dhe negocimit në dispozicion me familjarët dhe mund të kishte parandaluar në kohë ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të vegjël. Kjo neglizhencë në bindjen tone është e pajustifikuar!

Nga sa më sipër, CRCA i bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese në Shqipëri, që interesi më i lartë i fëmijës dhe mbrojtja e posaçme, qendrojnë në themel të ligjit dhe të të drejtës në vend. Zbatimi i vendimeve gjyqësore, nuk mund të bëhet nëse ato rrezikojnë seriozisht jetën dhe mirëqenien fizike apo emocionale të fëmijëve. Ne i kërkojmë sot Policisë së Shtetit: Mbroni Fëmijët nga Dhuna!

Tiranë, 11.03.2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: CRCADHUNA NDAJ 4 FAMILJEVE
Pas

Shkarkohet Solari, Zinedine Zidane rikthehet trajner i Real Madrid pas 283 ditëve

Para

“Ka rënë zjarr po s’di kujt t’ia them”, aktorja tregon bisedën me policinë: Më mbyllën telefonatën

Para
“Ka rënë zjarr po s’di kujt t’ia them”, aktorja tregon bisedën me policinë: Më mbyllën telefonatën

"Ka rënë zjarr po s’di kujt t’ia them", aktorja tregon bisedën me policinë: Më mbyllën telefonatën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Gjuriç kërcënon hapur me luftë: Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

Bllokadë ndihmash prej 11 javësh/ OKB ultimatum: Ushqimi për foshnje duhet të shpërndahet ‘urgjentisht’ në Gaza

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.