23:19 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

CRCA/ECPAT denoncon ashpër abuzimin e mësuesit me të miturën: Prokuroria e Gjykata kanë bërë shkelje flagrante, pedofili endet…

15:59 | 24/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Abuzimi seksual me të miturën nga mësuesi, çështja zvarritet në Gjykatë. Nëna: Vajza në gjendje të rënduar

CRCA/ECPAT ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me procesin gjyqësor të mësuesit 63-vjeçar nga fshati Mucodemaj në Memaliaj I cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësen e tij të mitur, ndërsa e konsideon si të zvarritur.

CRCA/ECPAT ka shprehur indinjatëmn për procesin ndërsa ka hedhur dyshimet ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës se kanë bërë gabime thelbësore në trajtimin dhe gjykimin e një vepre penale, pasojat e së cilës i vuan një fëmijë, familja e saj dhe komuniteti.

“Nga vëzhgimet tona janë evidentuar disa shkelje flagrante, të cilat fillojnë nga lënia e lirë e të pandehurit, duke e lënë atë të jetojë në të njëjtin komunitet ku ka ndodhur krimi, deri tek zvarritja e procesit në mënyrë të pajustifikueshme, duke treguar se si Prokuroria ashtu dhe Gjykata në Gjirokastër nuk kanë vendosur interesin më të lartë të fëmijës në qëndër të të gjitha veprimeve hetimore dhe gjyqësore që janë ndërmarrë deri më tani”, thuhet në këtë reagim ndërsa lëshon edhe një thirrje urgjente ndaj ILD-së.

Reagimi i plotë:

ZVARRITJA E PROCESEVE GJYQËSORE NDAJ FËMIJËVE TË DHUNUAR SEKSUALISHT MBRON PEDOFILËT! CRCA/ECPAT

Shqipëri dhe ACA thirrje KLGJ-së dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë: Monitoroni proceset gjyqësore ndaj të miturve të dhunuar seksualisht!

Tiranë 24 Janar 2020 – Qëndra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale (ACA) dhe CRCA/ECPAT Shqipëri me anë të kësaj deklarate publike kërkojnë të shprehin indinjatën e tyre, në lidhje me zvarritjen e procesit gjyqësor që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po i bën gjykimit të rastit të një vajze 12 vjeçare, e cila ka akuzuar mësuesin e saj se e ka dhunuar seksualisht përgjatë një periudhe 3 vjeçare.

Ne mendojmë se si Prokuroria ashtu edhe Gjykata e Rrethit, kanë bërë gabime thelbësore në trajtimin dhe gjykimin e një vepre penale, pasojat e së cilës i vuan një fëmijë, familja e saj dhe komuniteti.

Nga vëzhgimet tona janë evidentuar disa shkelje flagrante, të cilat fillojnë nga lënia e lirë e të pandehurit, duke e lënë atë të jetojë në të njëjtin komunitet ku ka ndodhur krimi, deri tek zvarritja e procesit në mënyrë të pajustifikueshme, duke treguar se si Prokuroria ashtu dhe Gjykata në Gjirokastër nuk kanë vendosur interesin më të lartë të fëmijës në qëndër të të gjitha veprimeve hetimore dhe gjyqësore që janë ndërmarrë deri më tani.

Të gjitha këto gabime thelbësore kanë lejuar sot që një i dyshuar për pedofili të përfitojë nga drejtësia duke u gjykuar i lirë, duke vendosur në rrezik edhe për shumë fëmijë të tjerë. Nuk është hera e parë që drejtësia në Shqipëri i braktis fëmijët dhe nuk i mbron ata nga pedofilët dhe grabitqarët seksualë. Të dhënat nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë tregojnë se gjykatat arrijnë të japin dënime vetëm për 44% të rasteve të dhunës seksuale në Shqipëri.

Procesi gjyqësor në ngarkim të mësuesit M. D, të akuzuar për dhunë seksuale me të mitur në vitin 2018, me ligj duhet të përfundonte sa më shpejt! Por, e vërteta është se ky proces gjyqësor është shtyrë 35 herë dhe kjo nuk ka ardhur për shkak të viktimës, që do të ishte e mirëkuptueshme, por për shkaqe të pajustifikueshme. Kjo na shtyn të besojmë se si Prokuroria ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nuk janë duke mbrojtur interesat e viktimës, por përkundrazi kanë vendosur të bëhen palë me pedofilët dhe grabitqarët seksualë në Shqipëri.

Përsa më sipër në kërkojmë urgjentisht nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë i sapo emëruar dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor:

– Të monitorojnë procesin gjyqësor në ngarkim të mësuesit të akuzuar me iniciale M.D në Gjirokastër dhe performancën e të dyja institucioneve, Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;
– Të hetojnë në mënyrë të menjëhereshme Gjykatësin paraprak A.D dhe Gjyaktësen B.C, e cila po ndjek aktualisht procesin gjyqësor ndaj të akuzuarit M.D, për të kuptuar se përse janë kryer të gjitha këto zvarritje, si dhe pasojat e saj mboi viktimën, familjen dhe komunitetin ku ajo jeton.

Skandali seksual shpërtheu në muajin qershor të 2018 në fshatin Mucodemaj Njësia administrative Lutinjë në Bashkinë Memaliaj, ku mësuesi 63 vjecar ngacmimet seksuale ndaj të miturës me inicialet A.M asokohe 10 vjece i ka kryer në ambjentet e shkollës nën presion psikologjik dhe dhunë.Për tre vjet rresht ai ka buzuar ndaj saj.

Fillimsht rasti u denoncua nëpërmjet një telefonate nga një qytetarë i pa identifikuar, dhe më pas rasti është bërë public dhe nga prindërit e vajzës. Kanë kaluar sot një vit dhe seanca gjyqësore shtyhet për herë të tretë për mungesë provash.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Po i vrasin me acid banjosh, i hedhin në autostradë dhe i shtypin”, protestë për mbrojtjen e kafshëve: Urdhërin e jep Rama dhe Veliaj

Para

Tre vite pa babain, Bojken Lako: Kur kaloj nga ajo rrugë, më duket sikur…

Para
Tre vite pa babain, Bojken Lako: Kur kaloj nga ajo rrugë, më duket sikur…

Tre vite pa babain, Bojken Lako: Kur kaloj nga ajo rrugë, më duket sikur…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.