07:26 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Credins bank, çel ekspozitën “Arti në rrugëtimin tonë”

12:24 | 30/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Credins bank, çel ekspozitën “Arti në rrugëtimin tonë”

Credins bank për gjatë viteve të fundit, mbështetjen e plotë të artit, kulturës, edukimit apo promovimit në çdo fushë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit, e ka kthyer tashmë në një traditë të saj.

Me filozofinë që arti dhe kultura zgjojnë gene për të patur një botë sa më të zhvilluar dhe emancipuar, Credins transformohet kohë pas kohe në një ekspozitë arti, ku çdo klient ka patur mundësinë të shoh krijimet artistike të artistëve të ndryshëm. Oaz punimesh që të zgjojnë fantazinë mes një bote reale dhe sureale, ekspozitat janë përfaqsuar nga plejada e atyre artistëve që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar
dhe brezave të rinj të talentuar.

Me rastin e 20 vjetorit të Credins bank, u zhvillua ekspozita më e re e artit figurativ, “Arti në rrugëtimin tonë”, e cila u zhvillua në kuadrin e planifikimit të aktiviteteve të ndryshme të përcaktuara nga banka. Kjo ekspozitë u mundësua nga galeria Kalo, e cila njëherazi vuri në dispozicion dhe përzgjodhi veprat artistike, duke u kujdesur që ato të përfaqësonin artin që ka shoqëruar Credins bank gjatë dy dekadave si dhe kategori të ndryshme të artistëve e të artit të tyre, si nga realizmi socialist ashtu edhe arti modern, e bashkëkohor.

Veprat e artit figurativ të ekspozuara, janë 20 piktura që sjellin shumë dimensione artistike plot ngjyra. Një kolanë interesante që ilustrojnë larminë e asaj që jeta na ofron, paradigmën e saj mes fenomeneve që ndihen, shihen dhe përjetohen. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mjaft të kuruar artistikisht, të pranishëm në këtë ekspozitë ishin drejtues të lartë të Credins bank, përfaqësues të ndryshëm të artit dhe kritikës, si dhe të ftuar special, piktorët e pikturave të zhvilluara ndër vite në Credins bank.

Mes bisedash, të ftuarit patën mundësinë të shijonin larminë e ngjyrave në peisazhe, portretet, tematika apo gjendje të ndryshme meditative, të cilat, të trajtuara dhe punuara me shumë stil erdhën në një stil mjaft unik. Credins, është banka që e konsideron kulturën dhe artin si një rol pozitiv të rëndësishëm në zhvillimin emocional, shpirtëror dhe atë mental në shoqërinë e një vendi. Transmetimi i vlerave apo njohja me trashëgiminë kulturore, është investimi më i mirë që mund të bëhet për të patur një shoqëri dhe rini të emancipuar me qasje moderne dhe njerëzore.

Arti si zhanri më i lart estetik i çdo fushe tjetër në jetë, është burimi i kënaqësisë dhe i zhvillimit intelektual në shumë dimensione, ndaj mbështetja për të është obligim sa njerëzor aq edhe institucional.

Pas

Ra nga lartësia e pallatit ku po punonte, humb jetën 50-vjeçari në Sarandë

Para

U shpall kampion i Shqipërisë, Partizani mbush arkën, ja sa para do përfitojnë

Para
U shpall kampion i Shqipërisë, Partizani mbush arkën, ja sa para do përfitojnë

U shpall kampion i Shqipërisë, Partizani mbush arkën, ja sa para do përfitojnë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zvicra rihap ambasadën e saj në Teheran pas dy javësh mbylljeje

Zelensky njofton marrëveshje të reja ndërkombëtare për armët me SHBA-në dhe Danimarkën

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Vritet sekretari i këshillit bashkiak në Meksikë teksa po shikonte një ndeshje basketbolli

Nëntë të vdekur në një aksident rrugor në Egjipt

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.