Pasi fitoi “Topin e Artë” për herë të pestë dhe barazoi Lionel Messin, Cristiano Ronaldo u shpreh me mburrje se ai ishte më i miri në histori.
Kjo sigurisght që shkakton shumë polemika çdo herë që të thuhet nga një futbollist pasi përveç Lionel Messit i cili llogaritet nga shumë analistë të sportit si më i mirë se Ronaldo, po të kthejmë kokën pas kemi emra si legjenda braziliane Pele por edhe Maradona. Pikërisht ky i fundit i pyetur nga “AS” për këtë deklaratë të Ronaldos u përgjigj duke qeshur: ““Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën!”
“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari.
“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, përsëriti Maradona. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post