Cristiano Ronaldo ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 32-të, pranë familjes. Ylli i Real Madrid ka shijuar në maksimum fundjavën e marr pushim nga klubi i tij. Nënë e futbollistit publikoi në Instagram një foto të shkrepur nga festimet në shtëpi.
Për fat të mirë ndeshja e planifikuar për këtë të diel mes Real Madrid dhe Celta Vigo është shtyrë pas dëmtimit të stadiumit “Rio Alto Balaidos” nga stuhia. Nuk dihet edhe nëse e dashura e tij, Georgina Rodriguez, ka qenë duke festuar bashkë me djalin dhe nënën e portugezit, gjihsesi ajo nuk është shfaqur në foto. (J.V/Shuplaka)