07:10 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Cristiano Ronaldo ‘heq qafe’ Bonuccin: Dikur lider, pastaj tradhëtar dhe tani…

17:20 | 02/07/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cristiano Ronaldo ‘heq qafe’ Bonuccin: Dikur lider, pastaj tradhëtar dhe tani…

Dy vite më parë, transferimi i tij nga Juventusi te Milani ishte një rrufe në qiell të hapur… Leonardo Bonucci largohej nga shtëpia e tij, Torino, pas muajsh të tërë debati dhe krisjesh me trajnerin Massimiliano Allegri.

Një divorc që nisi të formohej pak nga pak që me stolin në tribunë në ndeshjen Porto-Juventus dhe disa prapaskena të tjera në dhomat e zhveshjes. Plot 42 mln euro, kontratë për pesë vite dhe pritje si një top player, ose ndryshe “ai që do të ndryshonte ekuilibrat në Serie A”.

Milani i dorëzoi edhe shiritin e kapitenit. Por, nga e thëna në të bërë, shumë gjëra ndryshuan. Bonucci nuk u shfaq në nivelet më të mira dhe zhgënjeu totalisht.

Kështu, pasi Juventusi tentoi të merrte Godin por pa sukses, drejtuesit e klubit bardhezi vendosën të kthenin në shtëpi mbrojtësin italian, duke përfshirë në shkëmbimin me kuqezinjtë Caldaran dhe Gonzalo Higuain, përveç se 16 mln eurot e huazimit për argjentinasin.

Dukej sikur shkëmbimi i interesonte të gjithëve, deri kur penalltia e humbur nga Pipita në Milan-Juventus ndryshoi rrjedhën. Bonucci, këtë sezon, bëri mirë, edhe pse tifozët e Juventusit dhe vetë Massimiliano Allegri prisnin më shumë.

Kanë kaluar dy vera që kur Milani e transferoi në “San Siro”, por sërish e njëjta situatë paraqitet për mbrojtësin italian, sidomos duke parë se Matthijs De Ligt pritet të jetë blerja e re bardhezi. Manchester City mund të jetë destinacioni i Bonuccit, me Pep Guardiolan që ende e dëshiron, por duhen rreth 35 mln euro për t’ia marrë “Zonjës”.

Një tjetër problem mbetet rroga e tij, pasi fiton 7 mln euro në sezon dhe me moshën që ka janë ende shumë për dikë që nuk bën diferencën. Për të tretën herë radhazi, mbrojtësi rrezikon të ndryshojë sërish ekip brenda pak vitesh dhe për të dytën herë nga Juventusi dhe këtë herë fajin mund ta ketë Cristiano Ronaldo dhe ajo ftesë për De Ligt (“Eja te Juventusi”) pas Portugali-Holandë, Liga e Kombeve.
Pas

Këta janë zyrtarët që paguhen më shumë në Shtëpinë e Bardhë

Para

U arrestua për vrasjen në tentativë të ish-shefit të Policisë, jepët masa për Florenc Çapjen

Para
Aksioni i RENEA-as, arrestohet një tjetër anëtar i fisit Çapja (Emri)

U arrestua për vrasjen në tentativë të ish-shefit të Policisë, jepët masa për Florenc Çapjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.