Cristiano Ronaldo ka thyer rregullat e izolimit të koronavirusit pasi duhet të qëndronte i karantinuar pasi doli pozitiv, por jo. 35-vjeçari mori aeroplanin privat për të udhëtuar nga Portugalia drejt Italisë, ku qëndrojnë edhe partnerja me fëmijët e tij.
Për këtë veprim, është kritikuar rëndë nga Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, i cili doli në një intervistë duke thënë se shkeli hapur protokollin e koronavirusit.
“Ronaldo ka shkelur protokollin nëse nuk ka pasur autorizime specifike nga autoriteti shëndetësor”, tha ai, ndërsa mbetet e paqartë se me çfarë mase do të përballet. Kujtojmë se sulmuesi mungoi në përballjen me Suedinë pasi ishte i infektuar me Covid, ndërkohë që pritet të kthehet në fushë më 27 Tetor për ndeshjen me Barcelonën. (A.M/Faxweb.al)