Çizmja e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon ende që të ketë impaktin e saj në rrethet e politikës. Vetë ajo duke folur dje sërish për incidentin me Ramën tha se çizmet i kishte shitur për një shifër rreth 1 mijë euro.
Në mbledhjen e Forurimit Rinor Eurosocialist, që u zhvillua mbrëmë në hollin e selisë së PS-së me rastin e festave të fundvitit nuk munguian as batutat. I pranishëm në këtë pritje festive ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili gjeti rastin të ironizojë edhe ish-kryetaren e FRESSH, sot kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Në këtë holl jemi mbledhur 20 vite më parë, kur kemi patur në mesin tonë edhe kolegë që sot për fat të keq na gjuajnë edhe me çizme në Parlament”, u shpreh Balla, para të rinjve.
Por, kjo deklaratë shkaktoi të qeshura tek koordinatorja kombëtare e PS-së, Elisa Spiropali e kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja. Balla vijoi më tej në fjalën e tij duke thënë se kreu i FRESSH, Eljo Hysko, është një nga strukturat brenda partisë që kërkon më së shumti. Qoftë për organizimin dhe qoftë për shpenzime.
(E.K/FAXWEB)