Dita e Verës është pritur me gëzim edhe nga aktorët e Portokallisë edhe pse kanë qenë në prova. Ata janë kanë shtruar dhe ja kanë marrë edhe këngës në ambjentet e punës.
Ka qenë Xhemi ajo që e ka filmuar gjithë skenën. Gjithçka nis me Rezart Veleshnjen i cili ka marrë kitarën dhe këngën ja hedh Gaz Paja.
‘’Cu ngrita me natë e vajta te burimi’’, është kënga që i ka bërë aktorët e humorit të jenë edhe vetë në humor të mirë. Nuk kanë munguar as të qeshurat. Rreth tavolinës janë të gjithë duke përfshirë edhe regjisorin Basha.
Mesa duket fare pushim nuk ka qenë as për aktorët kjo ditë feste. Të dielën në ekran nevojiten provat e të gjithë javës. (E.K/SHUPLAKA)