Ish-ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi i dorëzon detyrën Eduart Shalsit, ministrit të propozuar nga Edi Rama dhe të miratuar edhe nga Parlamenti.
Lajmin e bën të ditur vetë Çuçi i cili shpehet se u uron suksese kolegut dhe mikut të tij Shalsit. Në disa foto të publikuara nga vetë ai, duket se Çuçi i ka dorëzuar Shalsit disa dosje tepër të rëndësishme që në ditën e pra, të cilët që të dy shihen duke i shqyrtuar sëbashku.
“I dorëzova sot detyrën kolegut dhe mikut tim Eduard Shalsi, bashkë me urimin për detyrën dhe përgjegjësinë si Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore. Bashkë me ekipin e bashkëpunëtorëve në këto vite kemi punuar me përkushtim dhe shpresoj t’ia kemi dalë mbanë në realizimin e një reforme jetëgjatë territoriale dhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit. Ka ende shumë për të bërë dhe për këtë i uroj sukses Ministrit të ri!”, shkruan Çuçi. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1410″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]