Vazhdon debati për ligjin e Vettingut. Këtë radhë është ministri i shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, ai që jep opinionin e tij lidhur me këtë.
Sipas ministrit, ligji i Vetting-ut është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ky është edhe mendimi i komisionit të Venecias. Tani që komisioni i Venecias e ka thënë fjalën e tij, sipas Çuçit duhet të nisë menjëherë pastrimi i gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar nga radhët e drejtësisë.
“Opinioni i Komisionit të Venecias është i qartë, ligji i Vetting-ut është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Zbatimi i Vetting-ut duhet të nisë menjëherë për largimin e gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar nga radhët e drejtësisë. Për t’i kthyer drejtësinë shqiptarëve.”, shkruan Çuçi në Facebook.
Më pas ai shton se Vetting-u është një armë e fortë në duart e institucioneve të pavarura për luftën ndaj korruspsionit.
“Uroj që Gjykata Kushtetuese t’i hapë sa më parë udhë zbatimit të ligjit të Vetting-ut.”, e përmbyll Çuçi njoftimin e tij.