Nesër do të startojë Botërori ‘Rusi 2018’ ku miliona njerëz në mbarë botën do të mbërthehen para ekranit për të ndjekur evenimetin më spektakolar futbollistik që zhvillohet 1 herë në 4 vjet.
Në orën 17:00 do të luhet ndeshje e parë e Botërorit që do të sinjalizojë hapjen e këtij kompeticioni. Ndërkohë FIFA ka përditësuar të dhënat sa i përket biletave të shitura. Deri me tani janë ezauruar 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion, që përmban 64 ndeshje.
Surprizues është fakti që tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër edhe pse përfaqësuesja e SHBA nuk arriti të kualifikohej për në kampionatin botëror.
Pas SHBA, vend i cili do të mungojë në “Rusi 2018”, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës, me 72512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.
Gjermanët të cilët janë fituesit e fundit të Botërorit kanë blerë 62541 bileta, ndërsa bie në sy numri i pakët i tifozëve anglez që edhe pse dallohen për tifozëri të zjarrtë janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi. (B.H/Faxweb)