Është kohë fushate dhe padyshim që sondazhet përpiqen të japin një panoramë të prirjeve të të gjithë votuesve. Nuk mungojë as në këto ditë në vendin tonë publikime të tilla.
Ditën e djeshme në bashkëpunim me institutin Italian ‘’Piepoli”, ‘’Report Tv’’ nën pronësinë e Carlo Bolinos ka publikuar rezultatet e sondazhit për zgjedhjet e 25 Qershorit.
Pa i hyrë aspekteve teknike çudia më e madhe e këtij sondazhi ishte dhe pyetja se ‘’kë lider shqiptar besoni?’’. Pavarësisht se këto zgjedhje janë parlamentare dhe sondazhi bëhet në rang vendi lideri më i besueshëm për shqiptarët ishte kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me 58%, duke kaluar dhe vetë kryeministrin Rama.
Veliaj më i besuari me 43%
Surprizuese janë të dhënat sa i takojnë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në sondazhin e zhvilluar në të gjithë vendin, 43% janë shprehur se i besojnë ‘Shumë’ atij, pra duke u renditur edhe mbi kryeministrin me 40%.
Besimi te lideri shqiptar, kryeson Veliaj me 58%
Ndërsa pyetjes se cilit lideri shqiptar i besojnë më shumë, 58% janë përgjigijur për Erion Veliajn, 55% për Edi Ramën, 41% për Edi Ramën, 38% për Sali Berishën, 33% për Ilir Metën dhe 22% për Ben Blushin.
Ndërsa në rang kombëtar duke iu rikthyer zgjedhjeve të 25 Qershorit, sondazhi nxirrte fitues Partinë Socialiste me 69-73 mandate deputetësh. Në fakt jo keq, këtë kërkon dhe kryeministri Rama, 71 mandate jo më shumë. (E.K/SHUPLAKA)