Nuk kanë të ndalur rastet e incidenteve në qarqe të ndryshme të vendit në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë. Rasti më i fundit është ai i shënuar në qytetin e Durrësit, ku një komisionere ka habitur me veprimin e saj.
Burime për “Shuplaka” bëjnë me dije se komisionerja e Partisë Socialiste në qendrën e votimit numër 1410-2, Valbona Xhaferraj, është parë teksa lëviz me vulë në dorë.
Me këtë veprim, ajo ka penguar herë pas here procesin e votimit, pa ndonjë arsye konkrete.
(XH.A/SHUPLAKA)