20:30 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çudira alla shqiptare, KQZ numëron më shumë vota sesa ka marrë nga diaspora!

16:31 | 20/05/2025
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çudira alla shqiptare, KQZ numëron më shumë vota sesa ka marrë nga diaspora!

Zgjedhjet paralamentare 2025 vecc votës së diasporës kanë sjell një tjetër risi! Shumëfishimin zarfeve të diasporës rrugës nga jashtë vendit deri në mbërritjen te Parku Olimpik, aty ku po bëhet numërimi i votive të emigrantëve.

Në vijim të përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, ku për herë të parë u përfshi diaspora, është e domosdoshme të ngrihet një shqetësim serioz në lidhje me mënyrën e administrimit dhe numërimit të votive të ardhura nga jashtë vendit.

Sicc është bërë publike, votat e diasporës janë dërguar dhe marrë përmes shërbimit postar ndërkombëtar DHL. Kjo risi  u mendua se do të garantojë integritetin e procesit zgjedhor në zgjedhjet paralmentare, por si duket ka dështuar.

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ndodhin ccudira.  Në informacionin zgjedhor, për votat nga jashtë shihet që nuk ka një përputhje mes numrit të zarfeve të mbërritura fizikisht dhe atyre që janë numëruar.

Po ti hedhësh një sy faqes zyrtare iemis-kqz.com rezulton se janë numëruar më shumë zarfe sesa janë dorëzuar realisht nga DHL. Nëse shifrat e bëra pubilike nuk janë problem teknik, përbën një shkelje të rëndë që hedh dyshime mbi besueshmërinë e procesit.

Kur kemi të bëjmë me votën, ccdo numër ka peshë dhe ccdo zarf ka vlerën e një qytetri që ka besuar në të drejtën për të kontribuar në të ardhmen e vendit, ndonëse jeton e punon jashtë vendit. Shifrat bien ndesh me logjikën aritmetike dhe ngre dyshime për manipulim.

Vota e diasporës veccse risi ka korrur një sukses madhështor, është aq madhështor saqë KQZ ka arritur të numërojë më shumë zarfe sesa ka marrë . Ccudira e mrekulli alla shqiptare, ku zarfet shtohen rrugës si me magji.

A thua vallë kemi version të sofistikuar  të votës së shenjtë që zë vend edhe kur mbërrin fizikisht?! Por si ka mundësi që një zarf që nuk ka ardhur, ka përfunduar i hapur dhe numërur?! Mos kemi një sistem të ri votimi ku bazohet në imagjinatë?

Shifrat e bëra publike në faqen zyrtare të KQZ, jo vetëm që nuk është në përputhje numerike, por tregon ose që sistemit zgjedhor i ka dalë tymi nga njësia qëndrore e përpunimit ose dikush ka manipuluar kutitë dhe po shpjegon matematikën dhe shifrat numerologjike si magji.

Lind pyetja dhe dyshimi se kush i solli ato zarfe me fletën e votimit? Sa zarfe ka marrë realisht DHL? Pse janë numëruar më shumë vota se sa janë?  Mos vallë ka ndonjë emigrant që ka votuar dy herë nga entuziazmi, apo mos vallë KQZ rrugës i kanë dalë shtesë zarfet?

Shifrat në mospërputhje janë këmbanë alarmi. Kur numri I zarfeve të numëruara del më i fryrë se numri i zarfeve të mbërritura atëherë automatikisht nuk ka patur zgjedhje, por teatër me mesazh manipulimin, me aktorë të vjetër, por skenar I ri.

Shqipëria nuk mund të lejojë që një hap drejt përfshirjes demokratike të kthehet në skandal që errëson vullnetin e qytetarëve. Kjo është tallje me votën e diasporës, atyre që kanë peshë, por nuk do të thotë se vota e tyre duhet të manipulohet.

KQZ duhet të veprojë menjëherë, instancat përkatëse gjithashtu. Është e rëndësishme vendosja e trapnsparencës. Në fund nuk është vetëm fati i një pale zgjedhjesh në diskutim, është kredibiliteti i vetë demokracisë që me këto shira në mospërputhje, vihet në pikëpytje!///S.H

Pas

Lufta në Ukrainë, presidentja e Komisionit Evropian: Miratuam paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë, po përgatisim të 18-ën

Para

Lufta në Ukrainë/ Kryediplomati gjerman, Wadephul me tone të ashpra: BE-në s’do ta pengojë asgjë t’i vendosë sanksione të mëtejshme Rusisë

Para
Lufta në Ukrainë/ Kryediplomati gjerman, Wadephul me tone të ashpra: BE-në s’do ta pengojë asgjë t’i vendosë sanksione të mëtejshme Rusisë

Lufta në Ukrainë/ Kryediplomati gjerman, Wadephul me tone të ashpra: BE-në s’do ta pengojë asgjë t’i vendosë sanksione të mëtejshme Rusisë

 



Të Fundit

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Gjuriç kërcënon hapur me luftë: Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

Bllokadë ndihmash prej 11 javësh/ OKB ultimatum: Ushqimi për foshnje duhet të shpërndahet ‘urgjentisht’ në Gaza

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.