23:50 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Çudira shqiptare! S’gjente faks në Tiranë, futbollisti transferohet me “WhatsApp”

20:20 | 27/12/2016
në Sport, Te Gjitha
0
Çudira shqiptare! S’gjente faks në Tiranë, futbollisti transferohet me “WhatsApp”

Emri i Klaus Gjasulës nuk është shumë i njohur në Shqipëri, por 27-vjeçari është një mesfushor i cili ka disa vite që aktivizohet me sukses në kategorinë e tretë dhe të katërt gjermane.

Ai është vëllai i vogël i ish-mesfushorit të përfaqësueses shqiptare, Jurgen Gjasula dhe ndonëse nuk ka pasur po aq sukses në karrierën e tij, ka bërë emër në sezonet e fundit ku së fundmi është aktivizuar me Halleshen FC në Ligën e Tretë. Megjithatë, për lojtarin kjo aventurë e fundit mund të mos realizohej për shkak të një problemi logjistik: në Tiranë nuk gjente një vend nga të dërgonte një faks.

 

Lojtari ka shpjeguar për “Bild” se kishte qenë për vizitë te gjyshërit e tij në Tiranë, duke kaluar këtu verën kur ishte kontaktuar nga trajneri i Halleshen, Riko Shmid dhe kishte arritur akordin paraprak me të. Trajneri i kishte bërë të ditur se dëshironte të firmoste mënjëherë kontratën dhe Gjasula nxitoi që ta firmoste.

 

Por në atë moment, ai nuk gjente dot një vend nga të dërgonte me faks dokumentin e firmosur, siç ndodh rëndom në këto raste. Në pamundësi për të bërë një gjë të tillë, futbollisti iu kthye teknologjisë moderne dhe një “App”-i që i mundësoi që të firmoste me klubin. Ai fotografoi me kujdes kontratën e tij dhe ia nisi me “WhatsApp” trajnerit Shmid. Kështu kontrata u nënshkrua edhe nga drejtuesit e klubit dhe më pas u zyrtarizua nëpërmjet Federatës Gjermane.

Gjasula nënshkroi për Halleshen, ku tashmë është kapiten dhe bashkë me këtë skuadër po synon që në edicionin e ardhshëm të ngjitet në Bundesligën 2, ku luan vëllai i tij. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: bundesliga 3gjasulagjermanitransferimwhatsapp
Pas

Festat e fundvitit, jeta e fëmijëve në rrezik nga fishekzjarret (FOTO-VIDEO)

Para

Milan-Suso, rinovimi çështje kohe

Para
Milan-Suso, rinovimi çështje kohe

Milan-Suso, rinovimi çështje kohe

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.