Bashkia e Dibrës ka shpallur qytetar nderi kryeministrin Edi Rama në mbledhjen e sotme që ka bërë këshilli bashkiak i qytetit.
Motivacioni për dhënien e titullit, sipas Bashkisë, është kountributi që ka dhënë Rama në ndërtimin e Rrugës së Arbërit, edhe pse kjo e fundit ende nuk është përfunduar.
Në krye të Bashkisë së Dibës prej shtatorit të 2017-tës qëndron Muharrem Rama, i cili akuzohet vazhdimisht nga ana e PD-së se ka blerë votat, ne dosjen 184, ku impikohet dhe vete kryeministri.
Kujtojmë se punimet për Rrugën e Arbërit nisën në Qershorin e vitit të kaluar, dhe Rama premtoi se do të mbylleshin brenda katërvjeccarit të tij qeverisës, pra 2021. Kjo rrugë do ta shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta dhe të Bulqizës në më pak se 40 minuta.
(E.K/FAXWEB.AL)