Në vendimin e Bashkisë së Tiranës, i cili përcakton një sërë veprimesh që konsiderohen si shkelje administrative, për të cilat parashikohen gjoba deri në 20 mijë lekë, parashikohet edhe kundravajtja administartive nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve.
Në këtë vendim specifikohen hapat që duhet të ndërmarrin pronarët/kujdestarët e qenve që kafshët e tyre të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose kafshët/shpendët e tjera duke zbatuar detyrimin që: të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e racave të rrezikshme ku sipas vendimit bëjnë pjesë edhe ato të racës “Spic”.
Me një kërkim të thjeshtë konstatohet se qentë e kësaj rrace nuk janë aspak të rrezikshëm për njerëzit, apo kafshët/shpendët e tjera.
Historikisht, spitz është mbajtur nëpër shtëpitë e të apasionuarve pas tyre dhe nuk përbën aspak kërcënime të tilla të tipit të përshkruar në vendimin e Bashkisë Tiranë.
Qentë e kësaj race janë një lloj qeni shtëpiak i karakterizuar nga veshë të gjata, të trasha dhe shpesh të bardha, bishti shpesh bie mbi kurrizin e qenit ose ulet.
Origjina e saktë e qenve spitz nuk dihet, megjithëse shumica e tyre vijnë nga rajoni Arktik ose Siberi.
Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje sipas vendimit të Bashkisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)