‘’Lulzim Basha më ka kërcënuar me vdekje në Instagram”, ky ka qenë denoncimi i bërë nga ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj.
Këtë denoncim Ndocaj e ka bërë në emisionin ‘’Fiks Fare’’ teksa pretendon se është kërcënuar me jetë nga njerëz të Bashës.
Para 2 javësh, Ndocaj ka marrë disa mesazhe kërcënuese në adresën e tij personale në “Instagram”, ku dërguesi mban emrin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Në intervistën e dhënë në “Fiks Fare” ish-deputeti Ndocaj shprehet se edhe nëse nuk është vetë Basha mesazhet i merr nga njerëz të tij, më komandim të tij.
Në një nga këto mesazhe kërcënuese thuhet “Ti Eduart Ndocaj hiq dorë nga politika ose do jesh i vdekur”.
Ndocaj shkon më tej duke thënë se është përpjekur që të kontaktojë me Lulzim Bashës, po nuk ia ka hapur telefonin, çka sipas tij shton dyshimet se ai ka qenë në dijeni të kërcënimeve.
(E.K/FAXWEB.AL)