19:36 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çudit Jozefina Topalli, NUK shpall kandidaturën: Basha është katastrofa e PD-s, të ndërpresë pengmarrjen!

14:08 | 30/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shullazi ballafaqohet me Ylvi Beqaj: A e ke çuar Jozefina Topallin në Arabi?

Në një deklaratë të paralajmëruar për mediat, demokratja Jozefina Topalli, nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Bashës, por habiti me mungesën e shpalljes së kandidaturës së saj për kryetare të Partisë Demokratike.

Duke e cilësuar Lulzim Bashën si katastrofë të Partisë Demokratike, ajo u ndal tek humbja e zgjedhjeve, marrëveshja e tij me Ramën, tek frika sipas saj që Basha ka nga e vërteta, nga një proces i hapur dhe transparent.

Duke zgjedhur të mos kishte një komunikim me gazetarët, Jozefina Topalli e mbylli fjalën e saj me thirrjen drejtuar demokratëve për bashkim, me qëllim mbrojtjen e statutit.

“Duke e bërë procesin zgjedhor antistatuor, po kërkon t’i shmanget dhënies së llogarisë dhe marrjes përsipër të përgjegjësisë për humbjen katastrofale. Disa qindra mijëra vota që ai ia hoqi PD-së nuk i justifikon. Demokratët nuk ia falin kurrë dhe sikur të manipulojë 100% rezultatin. Z. Basha është katastrofa e PD-së. Pas strategjisë së gabuar, taktikave virtuale, rrëzoi PD-në dhe i dha mundësi të madhe Edi ramës, bashkëudhatrit të orëve të vona të kësaj vere.

Ringritja fillon vetëm me largimin e Z. Basha, demokratët e dinë shumë mirë këtë. Ndaj Basha kërkon të manipulojë procesin, nuk pranon barazi të hapur, proces të hapur dhe transparent, konkurrencë idesh. Tmerrohet nga e vërteta, raporti më i vështirë që ai ka me jetën. Tek të gjitha këto është shpëtimi i Partisë Demokratike.

Ne kërkojmë garë të barabartë, ballafaqim, respektimin e vendimmarrjes sipas statutit. Pa këto nuk ka dhe nuk mund të ketë garë. I bëj thirrje Z. Basha të ndërpresë menjëherë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e Partisë Demokratike, përpara se të përballeht me revoltën e demokratëve.

U bëj thirrje të gjithë demokratëve të bëhemi bashkë. Ndaj dhe them që është koha të mbrojmë statutin, të drejtën tonë, vlerat demokratike që na lidhin bashkë në këtë familje të madhe që jemi.”, u shpreh ndër të tjera Jozefina Topalli. 

Etiketa: Jozefina Topallilulzim basha
Pas

Topalli mbledh anëtarët e kryesisë së PD që kërkojnë largimin e Bashës

Para

Për gratë dhe vajzat e parlamentit të ri!

Para
Për gratë dhe vajzat e parlamentit të ri!

Për gratë dhe vajzat e parlamentit të ri!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukësi i jep 1 deputet PD nga lista e hapur, siguron karrige në Kuvend Isuf Çelaj. PS 1 nga lista e mbyllur

Aludimet për ndërhyrjen e Gonzatos në raportin e OSBE/ODIHR, BE: Pretendime të rreme! Bashkimi Evropian nuk kërkon të ndikojë në proces!

“Dua të bëj marrëveshje me Iranin”, Trump paralajmëron: Nëse vazhdon të sulmojë fqinjët, do detyrohem të…

Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

Meloni uron Ramën për rizgjedhjen: Miqësia mes Italisë dhe Shqipërisë po forcohet më tej

6 kutitë e fundit në Durrës! PS vijon kryesimin, socialistët mbrojnë mandatin e 8-të, PD merr 6

Numërimet për kandidatët në qarkun e Kukësit, si paraqiten rezultatet aktuale

Elbasan/ Nis procesi i numërimit të votave për kandidatët

Tropojë/Vijon numërimi në KZAZ nr. 35, drejt fundit të procesit

Votat preferenciale në Tiranë/ Kryesojnë Gonxhja, Xhafaj, Rakipi dhe Alimehmeti! Tabaku në garë me Lorenca Hoxhën. Mbetet jashtë Kuvendit Majko, Meta e Qori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.