Fjodora Fjora ka qenë e ftuar dje në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ku ka bërë edhe një deklaratë befasuese.
Tema në fokus ishin marrëdhëniet në çift ku shumë prej tyre zgjedhin të mos bashkëjetojnë. Fjodora mbetet nga gazetaret me simpatike në ekranin shqiptar.
Moderatorja ka bërë një deklaratë befasuese në fakt, ku është shprehur se në Shqipëri pjesa më e madhe e femrave martohen sepse mbesin shtatzënë ose sepse kanë burrin emigrant. E në fakt nëse nuk janë 90% një pjesë dërrmuese edhe mund të jetë kështu si thotë Fjodora.
“90 për qind e dasmave të mikeshave të mia, ku kam qenë janë martuar sepse ose kanë qenë shtatzënë ose kanë pasur partnerët emigrantë’!- është shprehur ajo.
Fjodora vetë është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Gazetarja është nënë e një djali, të cilin vendosi ta adoptonte krejt e vetme disa vite më parë.
(E.K/FAXWEB)