Kristjan Panuçi, si duket vijon të mos ndjehet komod në stolin kuqezi.
Gjatë një interviste të dhënë për “Goal.com”, ku në fakt temë e saj ishte përballja që luhet sonte në mbrëmje midis Romës dhe Realit të Madridit, pasi trajneri i Kombëtares Shqiptare ka mbajtur veshur të dyja fanellat, është shprehur se më e thjeshtë është të drejtosh Realin sesa Shqipërinë.
I pyetur se çfarë mund të presim nga Shqipëria në të ardhmen, Panuçi u përgjigj se ai ka 6 vite që është trajner dhe se ai ka dëgjuar shumë pak trajnerë që të pranojnë se janë fajtor për diçka.
Më poshtë një pjesë e intervistës së Kristjan Panuçit:
Çfarë mund të thoni për përvojën tuaj në Ligën e Kombeve me Shqipërinë?
Ne kemi arritur qëndrueshmërinë. Unë mendoj se është një kompeticion i rëndësishëm. Ne nuk bëmë mirë, por qëndruam në Ligën C. Duhet të bënim shumë më mirë, por siç thashë edhe në Shqipëri duhet që të trajnohemi dhe të përgatitemi më mirë.
Çfarë mund të presim nga Shqipëria në të ardhmen?
Unë kam 6 vjet që jam trajner dhe kam dëgjuar shumë pak trajnerë që të pranojnë se janë fajtor për diçka. Unë them: ‘Besoj se jam fajtor për të qenë futur një ide loje, kur unë nuk i trajnoj ditë për ditë lojtarët, por çdo dy ose tre muaj.’ Unë mendoj se është më mirë të bllokosh dhe pastaj të bësh kundërsulm. Nuk i trajnoj cdo ditë për t’i futur këtë ide loje, dhe në fund përzgjedhja për të bërë këtë ide loje është e vështirë.
Cila është ideja e lojës suaj?
Kjo varet nga lotjarët që kam në dispozicion dhe cilësia që ata kanë, kështu që unë përpiqem që t’i vendos në pozicionet e duhura. Pastaj skema mund të ndryshojë, por kjo varet nga skuadra që keni përballë. Përveç zgjedhejs, për shembull Spanja ka idenë e vetë. Edhe fëmijët e luajnë atë ide që në moshë të re. Duhet të mbrojmë veten dhe të shkojmë në kundërsulme në Shqipëri. Kjo është e sigurt.
Mendoni se mund të ri-trajnoni një klub përsëri?
Jo, jam shumë i lumtur te Shqipëria, por sigurisht që nuk do e mbyll atje. Dua të jetoj në Spanjë, do të doja të kthehesha në Spanjë pas Shqipërisë, do të isha i kënaqur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)