“Sa fitoj në ditë duke shitur drogë në Itali fitoj në 30 ditë punë të ndershme në Shqipëri”, është deklarata e një shqiptari të arrestuar sot nga policia italiane.
Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, furnizonte me doza droge të tipit kokainë profesionistë të lirë, studentë e njerëz të thjeshtë të moshës nga 17 në 55 vjeç banorë në territorin e provincës së Peruxhias.Çdo dozë kokaine kishte vlerën 60 euro. Shqiptarit i janë sekuestruar edhe rreth 1000 euro cash. Gjatë marrjes në pyetje ai ka zbuluar se kishte mbërritur nga Shqipëria vetëm pak ditë më parë.
(J.D/Faxweb.al)