Tabloidi “Informer” e ka gjetur shkakun e zjarrit në “Notre Dame”, për të cilin ka pasur reagime nga e gjithë bota.
Sipas tabloidit esktrem profashist të Beogradit, “vetëm gjashtë muaj më parë, në ceremoninë që shënonte fundin e Luftës së Parë Botërore në Paris, Flamuri i shtetit të rremë të Kosovës, ishte varur në katedralen e Notre Dame.”
Tabloidi vazhdon më poshtë se “Kosova nuk mori pjesë në këtë luftë, as nuk u njoh si shtet, por francezët vendosën t’i nderonin duke u thirrur në ceremoninë dhe duke e vendosur flamurin. Publiku i botës ishte në shok, i tmerruar nga kjo përdhosje e kujtimeve të të gjithë atyre që u vranë në Luftën e Parë Botërore.
Tani, ndërsa katedralja e famshme digjet si një kovë, shumë po pyesin – a nuk është dënimi i Perëndisë ?!”, përundon tabloidi “Informer”.
Kujtojmë se sipas hetimeve të para, zjarri në Katedralen e Notre Damit u shkaktua si pasojë e ndërhyrjeve që po kryheshin për rikonstruksionin e godinës. Sipas njoftimeve më të fundit, zjarrëfikësit arritën të shpëtonin vetëm strukturën prej guri 800-vjeçare.
Discussion about this post