Lajmi i ditës në Kosovë por edhe në Shqipëri sot ishte nënshkrimi i marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së për formimin e qeverisë së re, mirëpo diçka ndodhi rrugës pasi mediat raportojnë se, Vjosa Osmani nuk pranoi të merrte detyrën e kryeparlamentares.
Kjo ka hapur diskutime të shumta, e teksa nesër është afati i fundit i miratimit në Kuvend të kabinetit të ri qeveritar, ende ka zëra se ka ndodhur një krisje por kësaj radhe brenda LDK-së.
Nga ana tjetër, zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka dalë me një shkrim të paqartë në Facebook.
Kurteshi paralajmëron këdo që tenton ta prishë lojën, pak orë pasi partia e tij u dakortësua me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion.
“Kush e prishë lojën, i dektë nona”, ka shkruar Kurteshi në rrjetet sociale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)