Çfarë nuk dëgjon në këtë Botëror, ku emocionet e skuadrave sa vijnë dhe shtohet pasi rrethi ngushtohet.
Anglia largoi ‘syrin e keq’ pasi për herë të dytë në historinë e saj arriti të fitojë një ndeshje të vendosur nga penalltitë në një botëror dhe gjithë kombi është ne festë. Madje sipas disa parashikimeve anglezëve iu rezulton se Kupa e Botës “do të shkojë në shtëpi” këtë vit.
Por fitorja e tyre përballë Kolumbisë duket se ka sjellë edhe një tjetër të mirë. Në Britani janë rritur kërkesat për të blerë kokainë tek trafikantët e drogës.
Vetë shpërndarësit thonë se kanë pasur kërkesa rekord për kokainë. Duke folur për tabloidin “Metro”, dy tregtarë kokaine në Angli, thanë se telefonat e tyre nuk kanë reshtur së pushuari që pas fitores së Anglisë me Kolumbinë.
Njëri prej trafikantëve që raportohet se është shqiptar, jeton në Londër dhe ka treguar kërkesat që pati pas ndeshjes së Anglisë.
“Telefoni im po binte pa pushim pas përfundimit të penalltive. Rrugët ishin plot me njerëz, kështu që mendova se Anglia kishte fituar. Biznesi është mjaft i rregullt, por kurrë nuk kam pasur kaq kërkesa në një kohë kaq të shkurtër, veçanërisht pas minutave shtesë kur ishte shumë qetë. Unë jam shqiptar, por jam shumë i lumtur që Anglia fitoi, të gjithë janë të lumtur“, tha shpërndarësi shqiptar i kokainës.
Një tjetër tregtar i cili vepron në Birmingham, tregoi se asnjëherë më parë nuk kishte pasur kërkesa për shitje droge sa mbrëmjen kur Anglia fitoi me Kolumbinë. Mediat britanike thonë se pritet të ketë një tjetër rritje kërkesash për kokainë, nëse Anglia kalon në fazën tjetër të Botërorit 2018.
(E.K/FAXWEB.AL)