Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj shkrimeve për pjesëmarrjen e tij në një tubim të Ramush Haradinajt gjatë fushatës zgjedhore.
Lajçi mori kritika të shumta nga disa miq dhe mediume, duke e quajtur edhe si “të shitur” te partia në fjalë pikërisht pak kohë pasi kishte kritikuar politikën në Kosovë.
Ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Oooo Ju njoh!!!
Gabimi im ishte ngaqë 10 vjet ua kam flladit … juve të fb tue sha herë nji lider e herë tjetrin, sepse Ju nuk e kishit guximin:çele gur gojën, dhe 10 vjet jam ushqye me shamjet e njenës palë e me levdatat e palës tjetër ( dhe Ju s’pyetet kurrë si jetoj unë !)
Unë nëse deshpërohna me nji lider nuk do të thot se s’duhet me i folë e s’duhet me i recitue, por sipas Jush u dashka me vra. Sa mjerim!
Unë jam intelektual o njerëz, jam artist dhe asnji lider s’me afrohet të gjuni, por nuk mbaj mëni me shqiptarë, e kuptoni a s’keni tru!!!” u shpreh Lajçi
Oooo me leni rehat se “të gjithve ju njoh ” thotë në një poezi poeti Esat Mekuli, se u ngina patriotizem e m…! (S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post