10:35 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Çunat e KOP-it dhe gocat e Çilit e kanë mësuar vjershën, ua ka treguar Rama. Ç’do ndodhë pas 25 qershorit”

11:42 | 08/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
0
”Çunat e KOP-it dhe gocat e Çilit e kanë mësuar vjershën, ua ka treguar Rama. Ç’do ndodhë pas 25 qershorit”

Nga Ilir Babaramo

Rezultati nuk ka për të qenë një surprizë. E vetmja gjë e diskutueshme është nëse Rama do arrijë të ruajë numrin e mandateve që mori PS në 2013 dhe sa e madhe do jetë gropa që do krijohet në Partinë demokratike. Por në analizë të fundit tashmë kjo nuk ka kaq shumë vlerë. Të gjithë e dinë se Republika e Rilindjes do ketë mjaftueshmërisht vota për të krijuar qeverinë dhe për të ndryshuar Kushtetutën. Boceti i qeverisjes së nesërme është kabineti aktual, I krijuar me pretendimin për garanci për zgjedhje dhe në vend të marrjes së postit të drejtorit të përgjithshëm të policisë përfundoi tek një ndarje placke . Dhe nëse citojmë Bashën e çadrës “zhagia” më e rëndë është ajo me tenderat 1 miliardë euro në vit të OSHEE.

Nuk ia vlen fare të përmendet lapsusi frojdian që bëri sot me naivitet Alibeaj , I cili për hir të vërtetës nuk është shquar për “zhage”, kur në miting ju drejtua Bashës “arkitekt I Rilindjes”. Jo.

Sepse skifterët e Republikës së Rilindjes tashmë janë gati. Çunat e Kopit dhe gocat e Çilit e kanë mësuar vjershën. Ua ka treguar Rama kur duke u shkelur syrin ka thënë publikisht “se do jemi bashkë që flamurin kuq e zi do ta ngulim bashkë në Bruksel”. Meqe jemi tek flamuri, jo ai kombëtar , as ai që do përdoret si beze për “zhaget”, por tek Noka. Ministri I dikurshëm I brendshëm që futi në burg babanë e pasuesit të tij për kontrabandë ilaçesh vlera e të cilave nuk ishte më shumë se 30 mijë lekë të vjetra do sokëllijë sërish në parlament. Këtë herë jo kundër “mafiozit Tahiri dhe kryemafiozit Rama”.

Do ti hakërehet Mesilës dhe Klajdës se e kthyen Shqipërinë në republikë të kanabisit. Nga foltorja e parlamentit do drejtojë gishtin pas drejt Edi Ramës dhe do paralajmërojë : Ç ti bëj këtij burrit këtu se ju e keni vendin në burg. Nuk vihet bast nse do bëhet mik me Saimir Tahirin. Varet nëse në kuadrin e hapjes së negociatave nga Brukseli dhe paqes që do mbretërojë në Republikën e Rilindjes “dy grupet e atyre çunave” do bëjmë kompromis sipas ndonjë direktive të acquis communautaire.

Çunat e Kopit dhe gocat e Çilit do ta kenë shumë më të lehtë se Flamuri. Madje kanë filluar ta rifreskojnë miqësinë që kishin me ata të Mjaftit para se të ndërtohej Rilindja dhe të shpallej Republika e Re. Kanë filluar të pyesin se si është ligji I ri I prokurimeve. Pa me kalimin e muajve do shkojnë bashkë te Donato për kostume su misura se nuk shkohet në Evropë më kostumet e qepura të Altini në rrugën e Durrësit. Dhe Rama do shpotisë Bashën tek shishja e tretë e verës : Lul, të duash të ndërtosh republikë të re me Griden si pasionaria është sikur Robespieri të kishte zëdhënse Mari Antuanetën.

Etiketa: babaramoIlir Babaramopas 25 qershoritrepublika e reRilindja
Pas

Fermeri korçar kërkesë Bashës: Kur të takosh Trumpin, thuaja shqetësimet e hallet tona

Para

“BMW”-ja përplas motoçikletën dhe një tjetër mjet, dy persona të lënduar

Para
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 2 viktima dhe 1 i plagosur në Gjirokastër (DETAJE)

“BMW”-ja përplas motoçikletën dhe një tjetër mjet, dy persona të lënduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

Zjarret në vend nën kontroll pas reshjeve, mbetet aktive vetëm një vatër në Skrapar

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

OKB: Për herë të parë, vendet arabe dhe myslimane dënojnë Hamasin dhe bëjnë thirrje për çarmatimin e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.