01:02 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Daçiç: Do të luftojmë që numri i njohjeve për Kosovën të bie nën 100

23:40 | 30/12/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Daçiç: Do të luftojmë që numri i njohjeve për Kosovën të bie nën 100

“Në vitin 2018 do të vazhdojë aksioni intensiv diplomatik në mënyrë që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100”. Kështu thotë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq

Sipas tij, Serbia, me ndihmën e miqve, do t’iu bëjë ballë sulmeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s dhe Interpolit.

Daçiç thotë se në vitin e ardhshëm do të bëjnë përpjekje edhe për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit me Rusinë, transmeton lajmi.net.

Ai për Sputnik ka thënë se në mesin e katër sfidave kryesore të politikës së jashtme të Serbisë në vitin 2018 janë edhe rruga drejt BE-së, partneriteti me SHBA-në, neutraliteti ushtarak dhe “ruajtja” e Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se këtë vit kanë filluar edhe tërheqjet e njohjeve për Kosovë, mirëpo nuk përmend faktin se një muaj më parë Kosova është njohur nga Madagaskari.

“Dhe këtu nuk do të jetë fund”, ka theksuar ai.

Serbia, thotë ai, është e përkushtuar për dialog me Kosovën, por nëse dikush insiston për ndryshimin e formatit të bisedimeve të Brukselit dhe aty të përfshihen SHBA-të, Beogradi do të kërkojë që në këtë proces të jetë edhe Rusia.

“Për këtë e kemi marrë mbështetjen edhe të presidentit Vladimir Putin. Serbia është e gatshme që të arrihet deri të një marrëveshje e pranueshme për të gjithë. Serbia nuk është e gatshme të heqë dorë nga Kosova. Në këtë luftë nuk jemi të vetëm. Para se gjithash, me neve është Rusia e cila nuk do të lejoj që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Daçiç. 

 

 

Etiketa: ivica dacic
Pas

Ilir Meta tregon aftësitë, i bie çiftelisë dhe këndon këngën e Hajredin Pashës

Para

Dybala rikthehet me një dygolësh fantastik, Juventus mposht Veronën (VIDEO)

Para
Dybala rikthehet me një dygolësh fantastik, Juventus mposht Veronën (VIDEO)

Dybala rikthehet me një dygolësh fantastik, Juventus mposht Veronën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.