Ivica Daçiç, Ministri i jashtëm i Serbisë, ka thënë se deklarata e Pacollit se Kosova i ka votat e mjadtueshme për në UNESCO, është gënjeshtër.
“Është gënjeshtër shumë e madhe deklarata e Pacollit që Kosova ka vota të mjaftueshme për anëtarësimin në UNESCO. Këtë temë unë dhe presidenti Vuçiq e kemi ngritur në të gjitha takimet tona”, ka thënë Daçiç.
Kjo deklaratë e Daçiç erdhi pasi Behgjet Pacolli deklaroi se Kosova i ka votat e mjaftueshme për në UNESCO.
Por Daçiç thotë se nëse aplikon Kosova do të dështojë ashtu si dy vite më parë.
(B.H/Shuplaka)