Ivica Daçiç, zëvendëskryeministri i parë, dhe njëherazi ministër i Jashtëm i Serbisë, ka deklaruar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet të zgjohet nga ëndërrat dhe përsëriti se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.
“Më sa duket jeton në ëndër dhe në një botë paralele”, ka deklaruar Daçiç për Thaçin.
“Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, është koha që Thaçi të zgjohet nga mirazhi sepse vetëm dialogu dhe kompromisi mund të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme. Ultimatumet dhe mashtrimet nuk do të kalojnë”, tha ai.
Kjo deklaratë e Daçiç erdhi pasi thaç tha se njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë në një të ardhme jo të largët “ndërsa për periudhën kohore vendosin vetë institucionet e Serbisë”. (B.H/Shuplaka)