Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës, Alexander Alexandrovich, se Serbia me votën kundër rezolutës së Krimesë bëri autogol.
Dadic iu drejtua diplomatëve të huaj në Beograd duke thënë se Serbisë nuk ka nevojë që t’i jepen leksione dhe të ndërhyjnë në politikën e vendit.
Më pas ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse ata që kanë votuar për projektrezolutën për Krimenë do të votonin njëlloj nëse do bëhej fjalë për Kosovën.
“Serbia votoi kundër rezolutës së OKB-së për Krimenë për shkak të tekstit të ashpër më të cilin sulmohej Rusia.
Unë u heq kapelen të gjithë atyre që votuan kundër Rusisë për Krimenë, po qe se shkruajnë ashtu për Kosovën kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë”, ishin fjalët e ministrit.
Ky reagim, vjen pas kritikave të ambasadorit të Ukrainës në Serbi.
Alexandrovich kritikoi votën e Serbisë kundër Rezolutës së OKB-së, për shkeljen e të drejtave të njeriut në Krime e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post