Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar me deklaratat e tij kundër shtetit të Kosovës. Ai u shpreh së fundmi se Serbia ua di për nder pesë vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Veç kësaj, Daçiç theksoi se do shteti serb do të vazhdojë të mbajë komunikim të vazhdueshëm me këto vende.
“Është e rëndësishme që ato vende të informohen në lidhje me veprimet tona në dialogun e Brukselit. Është e rëndësishme sepse pa to gjendja do të ishte e vështirë”, u shpreh Daçiç.
Pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet janë: Qipro, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post