09:26 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Daja i nuses zhduket me 200 milionë lekë, vëllezërit zihen në mes të emisionit: Dua lekët, jam pa bukë

20:51 | 19/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Daja i nuses zhduket me 200 milionë lekë, vëllezërit zihen në mes të emisionit: Dua lekët, jam pa bukë

Në seancën e ndërmjetësimit të kësaj jave në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” janë përballë njëri-tjetrit dy vëllezërit Novruzi me Fatbardhin. Ata i kanë hedhur të gjitha kursimet e jetës në një projekt inekzistent. Novruzi në mirëbesim i ka dhënë dajës së gruas së Fatbardhit plot 80 milionë lekë ndërsa vetë Fatbardhi i ka dhënë 120 milionë lekë. Ata i kanë dhënë këto para duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore me akte noteriale ndërsa si këmbim do të merrnin një pronë.

Zoti Novruz erdhi në seancën e ndërmjetësimit për t’u përballur me vëllain e tij Fatbardhin, të cilin ka pesë vite pa e parë, ai pranoi të vijë në studio duke marrë premtimin se vëllai do të qëndrojë i qetë.

Novruzi: Ky zotëria më ka marrë 80 milionë lekë bashkë me dajën e gruas së tij. Më premtuan që këto lekë do t’i japim brenda 3 muajve me kontratë, me noter nga Durrësi kam ikur në Fier. Këta më hedhin edhe një shkollë si garanci për lekët. Pas 10 vitesh këta nuk më kanë dhënë asnjë lekë. Kërkoj këtë dhe atë tjetrin nuk i gjej dot. Ky më solli atë dhe i dhashë lekët. Të më japë lekët siç ia kam dhënë, i tërhoqa nga banka, por këta nuk më përgjigjen.

Fatbardhi: Unë jam shumë dakort me të gjitha ato që më thotë vëllai im.

Novruzi: Po më jep lekët, ça dakort me llafe thua ti...

Fatbardhi: Shuma e lekëve që deklaron ai përpara këtij publiku është marrë 80 milionë lekë. Këto lekë nuk janë vetëm të vëllait janë edhe të miat, ku unë kam dhënë edhe një shumë të konsiderueshme prej 120 milionë lekësh të tjera ia kam dhënë edhe unë këtij personi që bëhet fjalë për Haxhi Rrapaj që ka dy shkolla private në Patos.

Novruzi: Pse nuk ma nxirrje atë mua ti?

Fatbardhi: Të bëhem unë me faj që ti të bëhesh kriminel.

Novruzi: Ç’ke me mua ti? Ti ma gjeje mua atë.

Fatbardhi: Unë ça do fitoj po e vrave ti atë? Kjo shumë është e deklaruar edhe sipas kontratave me dajën e gruas, dy në 2010-n, një në 2011-n dhe një tjetër në 2012-n me shuma të konsiderueshme.

Novruzi: Premtoi se do bënte ndërtesë këtu tek Selvia, me atë më gënjyen mua këta. Do të japim dyqan më thanë...

Fatbardhi: Personi që ka marrë lekët është Haxhi Rrapaj dhe nuk gjendet. Unë kam bërë sipas rrugës ligjore me noteri, që më ka kërkuar rifreskim të certifikatës më tha ke marrë një shumë të konsiderueshme e jepni këtë shumë për të marrë një dyqan tek Selvia këtu në Tiranë. Jam emigrant 33 vite unë bashkë me byrazerin dhe këtë shumë ai e ka marrë nga ne. Siç e kërkonte ligji unë veprova duke rifreskuar dokumentacionin dhe shkoja disa herë për t’u bindur. Si garanci për paratë është një tokë në Patos ku sot është bërë një ndërtesë. Pallati tek Selvia nuk u ngrit asnjëherë, ishte një mashtrim dhe shkollën na e hodhi ne përsipër.

Fatbardhi: Unë ku t’i gjej lekët?

Novruzi: Unë dua lekët e mia, më gjej Haxhinë.

Eni Çobani: Fakti që i keni dhënë një shumë kaq të madhe parash, keni pasur një besim ekstrem. Tani, Haxhiu ku është? Se këtë po të themi edhe unë edhe Novruzi.

Fatbardhi: Haxhiu fëmijët i çoi në Amerikë, vetë nuk dihet ku është.

Eni Çobani: Nuk është, po Novruzit paratë kush do t’ia japë?

Ardit Gjebrea: Kaq të pamundur e ke që të gjesh këtë dajën e nuses?

Fatbardhi: Nuk kam aq fond që të vete ta gjej në Amerikë, në Greqi, në Serbi ku bredh.

Ardit Gjebrea: Vjehrrën e ke gjallë?

Fatbardhi: Gjallë, po nuk flet asnjëherë as ajo në telefon. Na ka shkatërruar gjithë familjen, të gjithëve. Unë nuk kam mundësi…

Novruzi: Ore kur ishte këtu ai, sa herë të thashë unë, kur bridhte nëpër Tiranë ai. Unë dua lekët jam pa bukë, më dhemb mezi tani nuk punoj dot më.

Etiketa: vëllezërit
Pas

“U ndjeva e neveritur nga ato që më kërkoi të bëja”, pedagogia e drejtësisë rrëfen si u përdhunua nga prifti: Isha 17 vjeç

Para

Vendimi/ Bashkia e Tropojës rikrijon ekipin e futbollit “Valbona”

Para
Vendimi/ Bashkia e Tropojës rikrijon ekipin e futbollit “Valbona”

Vendimi/ Bashkia e Tropojës rikrijon ekipin e futbollit “Valbona”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ushtria izraelite vret shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

Izraeli sërish nën sulm, Irani lëshon një valë tjetër raketash, thirrje për banorët të gjejnë strehim të sigurt

Shpërthime në Izraelin qendror, Trump largohet herët nga takimi i G7: Të gjithë duhet të evakuohen nga Teherani

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron nga rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

Eurostat: Aplikimet për azil nga shqiptarët në BE bien 29% për periudhën janar-mars

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.