Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka deklaruar se është mjaft i kënaqur me fitoren ndaj Kukësit.Këtë fitore trajneri i korçarëve ka thënë se I’a dedikon lojtarit Enis Gavazajt, i cili do të operohet pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Jang Bojsit.
Një gjë tjetër që ra në sy dhe për të cilën u pyet ai në një prononcim për “Supersport”, ishte dhe moment kur ai I thirri të gjithë lojtarët e tij për t’u folur pas penalltisë në favor të Kokësit.
Biseda me lojtarët pas penalltisë në favor të Kukësit
“Kemi startuar mirë, kemi pasur ndeshje të forta dhe me rivalë që besoj do jenë ndjekësit tonë gjatë gjithë kampionatit. Duke parë ngarkesën besoj se kemi startuar mirë por duhet të kemi vijimësi.
Kontingjenti që kemi në dispozicion dhe eksperienca e shumë lojtarëve na jep frymëmarrje. Pas penalltisë tmerrësisht të dyshimtë i thashë lojtarëve që nuk duhet të dorëzohemi e të vazhdojmë të luajmë mirë, se fitorja do të jetë në favorin tonë. Goli i Ditës patjetër që më pëlqeu dhe Dita po gëzon një formë të mirë.”
(B.H/Shuplaka)