Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar sërisht pas dorëzimit në Prokurori nga ana e Bashës, të kërkesës për shkarkimin e tij. Vangjush Dako ka thënë se Basha është një nga kryebashkiakët që ka fjetur për sa kohë që ka qenë në krye të qytetit të Tiranës. Ai e ka quajtur sulm politik ndaj tij të gjitha këto akuza. Ai është distancuar në mënyrë direkte nga akuzat që e bëjnë atë shkaktarin e lirimit të Lulzim Berishës. Ai ka thënë se ka një listë me 38 të dënuar që përfitojnë nga puna vullnetare dhe se Bashkia e Durrësit ka një marrëveshje me shërbimin e provës në Prokurori.
Ndërkohë që i është përgjigjur edhe Blushit duke thënë se ky I fundit hedh baltë për arsye politike në drejtim të tij.
Deklarata e mëparshme e Ben Blushit për çështjen Dako:
Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes