01:23 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Dako i përgjigjet Kokës: Unë nuk merrem me llafe, do u shërbej qytetarëve që më kanë votuar

11:29 | 01/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dako i përgjigjet Kokës: Unë nuk merrem me llafe, do u shërbej qytetarëve që më kanë votuar

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur në distancë akuzave të pak ditëve më parë të bëra nga Ministri Koka. Ai deklaronte se Dako kërkonte që të sulmonte LSI-në në një takim me strukturat e PS-së në Durrës.

‘’Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata merrem me punët dhe problemet e qytetit. Janë qytetarët që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithsecilit. Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe u shërbejmë dhe do tu shërbejmë atyre për sa kohë kanë vendosur të na besojnë neve.

Pavarësisht deklaratave, qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan punë dhe shërbime nga neve drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit. Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan të jem unë në krye të bashkisë’’, ka deklaruar Dako i pranishëm sot në inagurimin e një zyre të gjendjes civile në Durrës së bashku me ministrin Tahiri.

Deklarimet e Kokës pak ditë më parë për Dakon: 

 Ajo çka sot po evidentohet, policia në mënyrë të strukturuar po evidenton eksponentë të kundërshtarëve të saj politike.  Pra nëse shkon Dako në një takim me strukturat e PS dhe i thotë: Lëreni PD, se PD ka marrë fund, kundërshtarë kemi LSI, kjo është e rëndë.

Ka eksponentë të policisë në qarkun e Durrësit të cilët sigurisht, ka një rrjet nepotik të vendosur, ku cdo kush ka detyrën dhe misionin e tij, jo për të ruajtur rendin,të kuptohemi. Pra policia ka shkuar në drejtim të paditur thjesht, kur kapen e pyeten, thjesht cfarë ndodhi me ato  thonë shkoi në drejtim të  paditur. Ata njerëz kanë detyrë e një funksion të bëjnë fitues forcën e tyre politike për të mbajtur pozicionin që kanë dhe për tia shpërblyer njerëzve që i kanë vendosur.

Këtu nuk bëhet fjalë, këtu nuk frikësohet as Lefter Koka as Ilir Meta, unë jam një ndër ata njerëz që kam karrierën time politik, dikur kam patur kundërshtarë dhe Sali  Berishën dhe vetë Edi Ramën dhe kam qenë aty në bashki dhe dhashë kontribut të fitonte Vangjush Dako. Sot është totalisht e pahijshme që të ndodhë ky presion apo të funksionojnë këto mekanizma brenda një aleance. Kjo nuk është më aleancë, ndaj them cdo  të bëhet nesër me aleancën, me vendimin që do të marrë LSI. Sigurisht janë forumet që duhet të vendosin. Nëse unë do jap mendimin tim personal do të jetë sigurisht që jo. LSI sot është e rritur dhe ka dimensionin e saj për të vetëqeverisur Shqipërinë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: dakokokaperplasja
Pas

Tahiri dhe Dako krah për krah çelin zyrën e gjendjes civile në Durrës, gazetarja i pyet nëse e bën për fushatë

Para

Basha mbledh sot Kryesinë e PD: Diskutohet dhe mundësia e rikthimit të protestave

Para
Basha: Memorandumi u mbështet dhe nga përkrahës të së majtës. E gjejmë kohën, e bëjmë kohën për zgjedhje të ndershme

Basha mbledh sot Kryesinë e PD: Diskutohet dhe mundësia e rikthimit të protestave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.