23:33 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dako ‘non grata’, reagon Basha: Bankomat i parave të pista të Ramës, është lajm i mirë që…

19:19 | 30/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dako ‘non grata’, reagon Basha: Bankomat i parave të pista të Ramës, është lajm i mirë që…

Pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili i ka ndaluar hyrjen në SHBA Vangjush Dakos dhe familjes së tij, pasi është përfshirë në akte madhore korrupsioni, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se ky është një lajm i mirë ndërkohë që sipas tij, është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.

“Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës”, shkruan Basha ndër të tjera.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.” Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.

Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vangjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit.

Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës.

Përpara ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama zgjodhi gjithmonë Dakon, edhe kur gazeta gjermane BILD tregoi bashkëpunimin direkt me krimin e organizuar për të blerë zgjedhjet në 2017. Edi Rama i mbron kriminelët e tij, brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin.

Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Sekretari i Shtetit përcakton publikisht kryetarin e Bashkisë shqiptare të Durrësit Vangjush Dako sipas Seksionit 7031 (c) të Departamentit të Shtetit të FY 2019, Operacioneve të Huaja dhe Aktit të Ndarjeve të Programeve të Përafërta, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Seksioni 7031 (c) parashikon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj kanë qenë të përfshirë në një korrupsion të konsiderueshëm ose një shkelje të madhe të të drejtave të njeriut, ata individë dhe anëtarët e tyre të familjes së ngushtë nuk kanë të drejtë për hyrje në Shtetet e Bashkuara. .

Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit të caktojë publikisht ose privatisht zyrtarë të tillë dhe familjarët e tyre. Përveç përcaktimit të Z. Dako, Departamenti po ashtu përcakton publikisht bashkëshorten e Z. Dako, Alba Dako, djalin e tij, Xhulio Dako dhe vajzën e tij, Kejsi Dako.

Aksioni i sotëm dërgon një sinjal të fortë që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin në të gjithë botën.

Më herët ishte Zëri i Amerikës që bëri të ditur lajmin e shpalljes non-grata në Amerikë të ish-kryebashkiakut Dako se bashku me familjen e tij.

Njoftimi DASH.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: DAKO NON GRATA NE SHBAlulzim bashaVangjush Dako
Pas

Betohet Erion Veliaj: Kam rënë në dashuri me Bashkinë, do të bëj më të mirën

Para

Milani shet futbollistin e rritur në Akademi me një mesazh! Ja si prezantohet nga Wolves (VIDEO)

Para
Milani shet futbollistin e rritur në Akademi me një mesazh! Ja si prezantohet nga Wolves (VIDEO)

Milani shet futbollistin e rritur në Akademi me një mesazh! Ja si prezantohet nga Wolves (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.