Çmimi i ujit në Durrës është rritur me 15 %, pavarësisht vendimit kundër të Këshillit Bashkiak në Prill. Ky vendim i Bashkisë në Durrës prek 95 mijë familje dhe mbi 12 mijë biznese.
Për këtë ka reaguar sot dhe këshilltari i PD-së në këshillin Bashkiak, Shkëlqim Fortuzi.
Ai thotë se rritja e çmimin për 95 mijë familje është arbitrar dhe i kundaligjshëm. Këshilltari demokrat vijon më tej duke deklaruar se qytetarët e Durrësit ka 15 vite që trajtohen si qenie që nuk flasin dhe se nuk kanë të drejta.
“Përshëndetje të nderuar miq! Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Entin Rregullator Të Ujit Tiranë,në kundërshtim me Vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës,të datës 03 Prill 2017,kanë rritur çmimin e ujit mbi 15%,për 95 mijë familje dhe mbi 12 mijë biznese durrsake.
Ky veprim është arbitrar,i kundraligjshëm dhe rrënues për xhepat e qytetarëve durrsakë,duke i bërë ata që edhe atë sasi të pakët uji që marin(ndër më të paktat në Shqipëri),ju duhet ta paguajnë më shtrnjtë,se ç’do qytetar tjetër shqiptar..
Nuk e di se cili,do të jetë,reagimi i bashkëqytetarëve të mi për këtë marrëzi të radhës,nga ana e Bashkisë,e cila ka mbi 15 vjet që i trajton qytetarët,si qenie që s’flasin,çfarëdo që ti bësh..por organet ligjzbatuese duhet,të reagojnë menjëherë për të bërë zbardhjen e këtij skandali me përmasa kolosale”, shkruan Fortuzi.
(E.K/SHUPLAKA)

